Jovanoviq: Deklaratat e Nikoliqit p�r Kosov�n destabilizuese

19 Tet

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq të cilën e ka bërë në Rusi në kundërshtim të vendimit të “Trepçës”, ka shtyrë liderët e partive opozitare në Serbi të reagojnë, duke thënë se deklarata e tij kërcënuese ndaj Kosovës, është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

Kryetari i Partisë LDP në Serbi, Çedomir Javonoviq ka thënë se deklarata e presidentit serb, Tomislav Nikoliq mund të përfundojë keq, pasi sipas Nikoliq, Serbia është e gatshme t’i përgjigjet Kosovës në çfarëdo mënyre, shkruan Blic.rs, transmeton Gazeta Express.

Krejt kjo situatë e krijuar në Serbi dhe gjithë këtë “pluhur” që po e bëjnë liderët serb, e ka shkaktuar vendimi i marrë nga Kuvendi i Kosovës për “Trepçën”.

“Deklarata e Tomislav Nikoliq është e papërgjegjshme dhe dëshmon se ai sjell jostabilitet në jetën politike të Serbisë”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka thënë se interesi më i madh i Serbisë është paqja, e jo nxitja e dhunës.

“Këto tema krijojnë konflikte dhe keqkuptime, mirëpo Nikolic vetëm sa po e ndihmon destabilizimin me këto deklarata të ulëta”, ka thënë kreu i LDP’së.


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s