Ja kur do t� largohet Albert Bunjaki nga P�rfaq�suesja e Kosov�s

19 Tet

Dy humbjet e Përfaqësueses së Kosovës nga Kroacia (6:0) dhe Ukraina (3:0), kanë ngjallur pakënaqësi në vendin tonë, shkruan sot gazeta Zëri.

Mbi të gjitha, kritikat më të mëdha për këto humbje të thella i janë adresuar trajnerit Albert Bunjaki, sidomos nga trajnerët tjerë kosovarë, por edhe njohës të ndryshëm e tifozë.

Madje kanë filluar të hapen zëra se selektori mund të shkarkohet, duke ia bërë vendin njërit prej trajnerëve që përmenden më së shumti, në mes Ardian Koznikut, Kujtim Shalës, Besnik Hasit apo edhe kroatit Çiro Bllazheviq.

Mirëpo, trajneri prishtinas nuk ndihet aspak i rrezikuar dhe nuk mendon se po i lëkundet karrigia. Përkundrazi. Ai thotë se po punon në qetësi të plotë, i bindur se do ta vazhdojë projektin e nisur, duke garantuar se sukseset në të ardhmen nuk do të mungojnë.

“Ekziston një projekt afatgjatë, të cilin do ta vazhdojmë. Unë kam nënshkruar me FFK-në kontratë 2+2, që do të thotë se do të jem trajner i Përfaqësueses deri pas ‘Evropianit 2020’, kur edhe do të tërhiqem vetë. Spekulimet janë normale në botën e futbollit, por unë nuk merrem shumë me to. E di se shumë trajnerë e lakmojnë këtë pozitë, por ajo është e zënë”, ka thënë fillimisht Bunjaki për “Zërin”.

“Unë e kam nisur projektin qe tetë vjet dhe nuk do të kishte sens të largohem vetëm një muaj pasi kanë nisur kualifikimet. Na pret një rrugë e gjatë, e kam përkrahjen e Federatës dhe do ta vazhdojmë rrugën së bashku. Ata që kanë pritur më shumë në këtë fillim të rrugëtimit tonë, kanë gabuar. Kemi luajtur me dy superfuqi dhe momentalisht ju them se nuk jemi të gatshëm të përballemi me superfuqi”, ka vazhduar trajneri kosovar.

Bunjaki: Epoka ime mbyllet më 2020-n

Bunjaki është i vendosur kur flet për të ardhmen e tij. Ai ia ka vënë një cak vetes dhe po punon intensivisht që ta çojë deri në fund rrugën e nisur.

“Unë do ta drejtoj ekipin deri në ‘Evropianin 2020’. Pas tij, rrugët tona do të ndahen. Nga ajo kohë, me siguri edhe FFK-ja do ta marrë një trajner të ri me ide dhe projekte të reja. Po ashtu, edhe unë, pas një kohe të gjatë kam nevojë për projekte të reja e ndoshta ajo që më mungon më së shumti është puna ditore me lojtarë, pra e ndiej mungesën e punës në klub, por edhe për zhvillimin tim individual, duhet të shkoj më tutje pas Evropianit 2020”, shpjegon Bunjaki. /Zëri/


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s