Bunjaki i sigurt: Kualifikohemi n� Kampionat Evropian

19 Tet

Albert Bunjaki është shumë optimist se do ta kualifikojë Kosovën në “Evropianin 2020”, shkruan sot gazeta Zëri.

Për ta arritur këtë, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës kërkon durim dhe premton punë të madhe.

“Në kualifikimet për Botëror do të mundohemi të piqemi dhe të bëjmë përvojë. Ndërkohë, të marrim sa më shumë pikë pasi jam i bindur se në fund do të jemi në një pozitë më të mirë në renditjen botërore. E objektiv yni është Evropiani. Jam i sigurt 100 për qind se do të kualifikohemi në ‘Evropianin 2020’”, insiston Bunjaki, i cili thotë se ka parë elemente dhe aspekte shumë pozitive nga ekipi i tij në tri ndeshjet e para, bile më shumë se që priste.

Ai tregon se ka marrë komplimente nga trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, pas ndeshjes, i cili i kishte thënë se e keni një skuadër të re, potenciale dhe shumë më të mirë se që kishte menduar legjenda ukrainase.

Bunjaki insiston se Kosova ka të ardhme të ndritshme, por që djelmoshat duhet lënë të punojnë në qetësi dhe të evitohen kritikat e ngutshme dhe pa vend. /Zëri/


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s