Veseli: Azem Galica nuk duhet harruar kurr� (Foto)

16 Tet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të heroit Azem Bejtë Galica, në oborrin e shkollës fillore të fshatit Galicë të Vushtrrisë, e cila mban emrin e këtij tribuni popullor.

Në fjalën e tij para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, si dhe banorëve të fshatit Galicë e të fshatrave përreth, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart figurën markante të luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve të ndryshëm, Azem Galicës, i cili, ndër dekada, u bë frymëzim për gjenerata dhe breza luftëtarësh e veprimtarësh të çështjes kombëtare.

“Kemi ardhur sot këtu për zbulimin e bustit të Azem Bejtë Galicës, të cilin unë, sikurse shumë bashkëluftëtarë, e kam pasur hero. Azem Galica ka dhënë shumë për vendin dhe emri i tij nuk duhet harruar asnjëherë”, theksoi Veseli, ndërsa paralajmëroi se Azem Bejtë Galica shumë shpejt do të jetë me shtatore në Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë.

“Kjo shkollë mban një emër të madh, emrin e Azem Bejtes, njërit prej themeluesve të Lëvizjes Sonë Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Azem Bejta flijoj gjithçka që ne të jemi të lirë në tokën tonë, t’i kemi shkollat tona, të jetojmë me dinjitet si të gjithë popujt e lirë. Sot ne ndihemi krenar dhe qëndrojmë ballëhapur para bustit të tij, sepse amaneti i tij është përmbushur”, tha Veseli, transmeton “Zeri.info”.

Duke iu drejtuar nxënësve, kryetari i Kuvendit shtoi se ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë prej nga vijnë dhe cilit popull i takojnë.

“Përgatituni që e ardhmja të jetë më e mirë, por punoni edhe për të sotmen, ndërsa të djeshmen mos e harroni. Duajeni vendin e juaj, duke punuar dhe duke qenë çdo sekondë në shërbim të tij”, tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. /Zeri.info/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s