M� shum� se gjysma e serb�ve d�shirojn� nd�rprerjen e bisedimeve me Kosov�n

14 Tet

Sipas një ankete të kryer nga agjencia hulumtuese me seli në Beograd, “Faktor plus”, 62 për qind e qytetarëve serbë janë përgjigjur se, pas miratimit të ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, Serbia duhet të ndërprerje bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën, në Bruksel, ndërkaq 31 për qind mendojnë se bisedimet nuk kanë alternativë.

Tridhjetë e dy për qind e atyre që mbështesin ndërprerjen e bisedimeve konsiderojnë se bisedimet duhet lënë bisedimet deri sa të ofrohen zgjidhje që janë në përputhje edhe me interesat serbe, ndërsa 30 për qind mendojnë se nuk është dashur të zhvillohen bisedimeve fare, sepse, sipas tyre, Bashkimi Evropian është në anën e shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

Shtatë për qind e të të anketuarve nuk kanë qëndrim për çështjen në fjalë.  

Anketa është kryer përmes telefonit nga 6 deri me 11 tetor, me një mostër prej 1000 qytetarëve të moshës së rritur.

Në pyetjen e ngjashme – se a do të ndërpriten bisedimet në Bruksel pas kontestimeve rreth Trepçës, 52 përqind kanë dhënë përgjigje negative, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çështje më pak kontestuese, kurse ato që janë më kontestuese të shtyhen përkohësisht.

Nëntë përqind e të të anketuarve janë shprehur të sigurt se bisedimet do të ndërpriten, 10 përqind prej tyre kanë thënë se kjo është “shumë e mundur”, 18 për qind nuk e përjashtojnë ndërprerjen bisedimeve, por konsiderojnë se kjo është pak e mundur, ndërkaq 11 për qind nuk kanë qëndrim.

Duke prezantuar rezultatet me qëndrimet e qytetarëve serbë përkitazi me eurointegrimet, analisti politik Dejan Vuk Stankoviq konstatoi se pas krizë së migrantëve dhe të marrëdhënieve të trazuara, BE-ja po bëhet një referencë gjithnjë e më pak relevante politike, si rrjedhojë vetëm 41 për qind e qytetarëve serbë mbështesin anëtarësimin në BE.

LEXO EDHE: BE-ja ndëshkon Serbinë për shkak të mosarritjes së marrëveshjeve me Kosovën

Kundër anëtarësimit në BE janë 30 për qind të të anketuarve, ndërsa 29 për qind nuk kanë qëndrim për këtë, transmeton lajmi.net.

Vetëm 14 për qind të të anketuarve besojnë se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së në “afatin e arsyeshëm” prej pesë deri në shtatë vite, nëse vazhdon të zbatojë reformat dhe BE-ja rihapë procesin e zgjerimit.

Dyzetë për qind të të anketuarve besojnë se kjo është fare pak e mundur, për shkak të problemeve brenda BE-së dhe të çmimit të madh nacional-shtetëror të eurointegrimeve (Kosova dhe “Republika Srpska”), si rrjedhojë 19 për qind konsiderojnë se procesi i zgjerimit nuk do të rihapet sepse, sipas tyre, BE-ja po shpërbëhet.

Ndërkaq, 21 për qind e të të anketuarve besojnë se Serbia do të hyjë në BE me kusht që do të anëtarësohet apo t’i afrohet qenësisht NATO-s dhe të adoptojë politikën evropianë për të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë.


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s