Miratohet rezoluta e koalicionit PDK-LDK p�r Nehat Thaqin

13 Tet

Me shumicë votash është miratuar rezoluta e koalicionit PDK-LDK e propozuar nga Armend Zemaj.

Rezoluta pesë pikëshe e propozuar nga Zemaj ndër të tjera kërkon nga Bashkimi Evropian të reagoj në lirimin e zyrtarit të policisë së Kosovës Nehat Thaqit, të arrestuar ditë më parë në Serbi.  

Këto janë pikat e draft-rezolutës së prezantuara nga deputeti Zemaj.

1. Bashkimi Evropian të reagojë në lirimin e Nehat Thaçit.

2. Për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, lirimi i tij të bëhet përmes zyrë së Mogherinit përfaqësues i lartë i BE-së. (kjo ka dal edhe nga dy shkresat që iu janë dorëzuar zyrave tona ndërkombëtare që janë në Kosovë zyrës së BE-së dhe zyrës së EULEX-it nga ministritë e linjës që dje janë paraqit këtu).

3. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojmë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.

4. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e Thaçit njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.

5. Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate njëherit insistojmë që fletarrestet politike të largohen nga sistemi i tyre ligjor.


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s