Kosova, pik�nisja e Turqis�

12 Tet

Në xhiron e parë të kualifikimeve për Botëror, Kroacia kishte luajtur baras me Turqinë në Grupin I, shkruan sot gazeta Zëri.

Dhe, kroatët shfrytëzuan ndeshjen me Kosovën, të cilën e fituan bindshëm (6:0), për të vazhduar me fitore edhe ndaj Finlandës.

Po ashtu, Ukraina e shfrytëzoi ndeshjen me Kosovën për ta shënuar fitoren e parë (3:0) në këtë kampanjë kualifikuese, për t’i pritur më e motivuar ndeshjet e ardhshme pas barazimeve me Turqinë dhe Islandën.

Dhe, Kosovën synon ta shfrytëzojë për këndellje edhe Turqia, e cila ende nuk ka shijuar fitore në këtë kampanjë kualifikuese.

Turqit kanë barazuar me kroatët dhe ukrainasit, ndërsa janë mposhtur nga Islanda. Mirëpo, Fatih Terim nuk është dorëzuar. Ai thotë se përderisa matematikisht ka gjasa për kualifikim në Botëror, Turqia nuk do të dorëzohet më herët.

Skuadra e tij më 12 nëntor do ta presë Kosovën dhe Terim e kërkon fitoren e parë. Ai u ka thënë medieve turke se pikënisja e Turqisë drejt Botërorit do të jetë Kosova, përballë së cilës pret fitore thuajse të sigurt.

“E kemi pasur një nisje të dobët të kualifikimeve, por ne jemi mësuar të rikthehemi gjatë eliminatoreve. Do të vazhdojmë ta kërkojmë kualifikimin derisa të kemi gjasa matematikisht dhe nuk do t’i humbim shpresat deri në fund”, ka deklaruar Terim, raporton Zëri.

“Kosova do të jetë ndeshja e pikënisjes sonë. Nga nëntori, ne mendojmë vetëm për tri pikë. Përpos Kosovës, synojmë t’i mposhtim edhe dy kundërshtarët tjerë të radhës, për t’i grumbulluar 9 pikë në tri ndeshjet e ardhshme, nëse duam të shpresojmë. Kemi nevojë për një seri pozitive. Kemi vepruar kështu kur arritëm të kualifikoheshim në Evropian dhe jemi në gjendje ta bëjmë të njëjtën gjë prapë. Nëse fitojmë pikë, do të ketë shpresa përsëri. Besoj në lojtarët, jam gjithmonë prapa tyre. Ju jeni ata që do ta bëni të buzëqeshë vendi ynë”, është shprehur Terim.

Kosova e kishte fituar respektin ndërkombëtar, pasi kishte befasuar qysh në debutim në arenën ndërkombëtare, duke e nxjerrë një barazim si mysafire e Finlandës.

Por, ishte Kroacia ajo që ia dha tatëpjetën Përfaqësueses sonë, duke e mposhtur me rezultat shumë të thellë në Shkodër, 6:0, përcjellë Zëri.

Pas asaj humbje, kundërshtarët e grupit filluan ta shohin Kosovën si një mundësi të mirë për t’i fituar nga 6 pikë nga dy përballjet ndaj saj, por edhe për ta rregulluar golaverazhin e për ta shtuar motivin e vetëbesimin në radhët e veta.

Derisa Kosova po kërkon tejkalim të krizës së madhe të lojës dhe rezultateve, kundërshtarët e saj po mundohen ta shfrytëzojnë maksimalisht për t’ia ndrequr sa më mirë punët vetes. /Zëri/


View the original article here

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s